Flamuri i Ukrainës u ngrit sërish në ishullin e gjarpërinjve, thotë ushtria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2022, 13:07
Flamuri ukrainas është ngritur sërish në ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi, tha të hënën një zëdhënës ushtarak ukrainas, pasi trupat ruse u tërhoqën nga posta strategjike javën e kaluar.
“Territori (Ishulli i Gjarprit) është kthyer në juridiksionin e Ukrainës”, tha në një konferencë shtypi Natalia Humeniuk, zëdhënëse e komandës ushtarake jugore të Ukrainës.
