Ukraina ka nevojë për 750 miliardë dollarë për rindërtim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2022, 16:26
Ukraina ka nevojë për 750 miliardë dollarë për një plan rimëkëmbjeje pas pushtimit rus, tha të hënën kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.
Shmyhal tha në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, që po zhvillohet aktualisht në Zvicër, se kishte mbi 100 miliarddollarë dëme të drejtpërdrejta në infrastrukturë nga agresioni rus.
Konferenca dyditore në Lugano, e cila tashmë është dëgjuar nga presidenti Zelensky, po mbledh së bashku disa liderë botërorë dhe OJQ me synimin për të hartuar një udhërrëfyes për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.
