Sulmi me armë në Danimarkë, flet dëshmitarja: Jam me fat që jam gjallë
Një 13-vjeçare ka treguar se si u arratis nga qendra tregtare Fields duke u ngjitur në një çati me gjyshen e saj.
Isabella Hjertholm nga Odense, Danimarkë, i tha BBC-së: “Kur pamë njerëz që po dilnin nga kinemaja, në fillim nuk mendova se ishte ndonjë gjë serioze, derisa dëgjova njerëzit që thoshin se dikush po qëllonte”.
“Nuk e dija se ku të dilja pasi nuk e njoh aq mirë qendrën tregtare, kështu që thjesht ndoqa një grup të madh duke shkuar në një lloj çatie dhe për fat gjetëm një dalje emergjence,” tha ajo.
Ata vrapuan sa më shumë nga qendra, përpara se të telefononin nënën dhe gjyshin e Isabelës, të cilët ishin fshehur në disa tualete në qendrën tregtare.
“Ne pritëm në një pikë karburanti ku u takuam me mamanë dhe gjyshin tim më vonë, dhe më pas morëm një taksi në shtëpi,” tha ajo.
"Isha e traumatizuar dhe me të vërtetë u frikësova të shkoja diku afër Fields, plus nëna ime nuk më la të kthehesha atje sepse nuk ndihesha e sigurt. Kur u ktheva në shtëpi te gjyshja dhe gjyshi, fillova të kem një atak paniku... Isha vërtet e frikësuar”, tha ajo.
"Unë jam shumë mirënjohës që unë dhe familja ime jemi gjallë. Ndjej për ata që kanë humbur dike," shtoi 13 vjecarja.
