Rusia pushton Luhanskun, Zelenski: Trupat tona u tërhoqën nga qyteti

Presidenti Zelenski ka konfirmuar pretendimet e Moskës se trupat ruse kishin çliruar qytetin kyç të Lisiçanskut që përbënte edhe fortesën e fundit në Luhansk.

Në fillim u pa vetëm si një pretendim i propagandës ruse.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu tha se kishte njoftuar Vladimir Putinin se forcat e tij kishin arritur të çlironin qytetin e Lisiçanskut në rajonin Lugansk që bashkë me Donjeckun përbëjnë lindjen e Ukrainës, pra Donbasin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Edhe pse disa zyrtarë ukrainas pranuar humbjet që iu erdhën nga ushtria ruse, përsëri thanë se Lisiçansku kontrollohet ende nga Ukraina.

Lideri i tyre disa orë më vonë, pranoi se forcat ukrainase ishin tërhequr nga Lisiçansku.

Vollodimir Zelenski tha se trupat e Kievit do të vinin përsëri në këtë qytet, ndoshta pas një faze rigrupimi.

Lisiçansku ishte fortesa e fundit ukrainase në rajonin e Luganskut.

Kujtojmë që pas disa javësh luftime Moska pushtoi qytetin tjetër kyç të Severodonjeckut, po në këtë rajon.

Marrja e këtyre qyteteve, i jep Moskës gjysmën e Donbasit.

Në mëngjesin e hershëm të 24 shkurtit, Vladimir Putin shpalli pikërisht të ashtuquajturin operacion special ushtarak me qëllim çmilitarizimin dhe denazifikimin e Donbasit.

Edhe pse qëllimi kryesor, gjoja kanë qenë infrastrukturat ushtarake të Ukrainës, granatimet ruse kanë goditur zonat e banuara dhe madje disa mijëra civilë kanë humbur jetën në këto 4 muaj e gjysmë luftë.