Plazh në mes të luftës, kryeqytetasit ukrainas pushojnë pranë lumit Dniepër

Tre muaj pas tërheqjes së trupave ruse nga Kievi, temperaturat e larta dhe stresi i luftës kanë detyruar kryeqytetasit të pushojnë. Në pamundësi për të vajtur në detin e pushtuar nga rusët, ata kanë zgjedhur lumin Dniepër.

Disa qindra kilometra më në lindje luftimet janë nga më të ashprat që nga Lufta e Dytë Botërore, por në kryeqytetin ukrainas disa familje mundohen të relaksohen sa të munden me temperaturat që kanë kapur vlera relativisht të larta.

Inxhinieri nga Kievi, Ivan Sukhanov dhe familja e tij zakonisht shkonin për të pushuar në brigjet e Detit të Zi, por këtë vit për shkak të luftës ata nuk mund të shkonin më larg se sa në lumin e Dnieprit në zemër të kryeqytetit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Lufta madje iu prishi edhe plane të tjera për të pushuar.

“Këtë vit ne planifikuar të shkonim në Detin e Zi, planifikuam të shkonim jashtë vendit, në Turqi ose Egjipt për të parë gjëra interesante, në mënyrë që t’i tregonim djalit tonë piramidat dhe eksperienca nga kultura të tjera. Kishim kaq shumë plane, por nuk shkoi siç mendonim. Këtë vit ne do të përdorim çfarë kemi në Kiev dhe në periferi. Pellgje, parqe. Këto janë planet tona, për t’u relaksuar sa më shumë që të mundemi.”

Ndërsa Vera Sapygës, planet e pushimit iu prishën që prej 2014, pas aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia.

“Ne zakonisht shkonim në Krime në verë, sepse ne jemi nga atje. Dhe tani edhe në rrugë ishte shumë e vështirë pasi na e morën dhe tani nuk mund të shkojmë më atje për pushimet e verës,” tha ajo.

Plazh në mes të luftës, kryeqytetasit ukrainas pushojnë

Vera gjendet në plazhet e lumit Dniepr për shkak të stresit të luftës.

“Jam shumë e shqetësuar sa edhe kur nuk ka sirena alarmi, ka rrjedhje të vazhdueshme lajmesh. Unë qaj çdo ditë, nuk kam përjetuar kurrë më shumë stres moral se sa tani.”

Pushtimi rus që nisi që prej 24 shkurtit të këtij viti çoi në kapjen e pothuajse të gjithë daljes në det të Ukrainës.

Plazh në mes të luftës, kryeqytetasit ukrainas pushojnë