Rama: Kam filluar të merrem me art që 3-vjeç, sot e pëlqejnë më shumë pasi jam kryeministër

 Rama: Kam filluar të merrem me art që 3-vjeç, sot e

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Amsterdam në një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie”, ka folur për politiken por edhe për artin, një nga pasionet e tij që tashmë të gjithë e dimë.

Në fjalën e tij ai tha se ka filluar pikturën që në moshën 3-vjeçare, ndërsa shtoi se njerëzit tashmë e duan artin e tij se është Kryeministër.

Rama: Ka 20 vite që jam në politikën e ditës. Por po, jam marrë me art që 3-vjeç dhe jeta ime ka qenë e lidhur me pikturën, me artin. Mendova se kur vendosa të hyj në politikë, kjo do të mbaronte, por nuk mbaroi. Po bëj një lloj arti që po vlerësohet më shumë se kur nuk isha kryeministër.

Moderatori: Sepse jeni në pushtet dhe nuk thonë dot nuk ju pëlqen.

Rama: Po është edhe kjo.

Ai tha se nuk donte të futej në politikë, por donte të merrej me art.