Të shtëna me armë zjarri në qendrën tregtare në Danimarkë, raportohet për disa viktima

Policia daneze tha se disa persona ishin goditur nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytetin Kopenhagë në Danimarkë, pasditen e sotme. 

Sipas policisë disa persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave, por ende nuk dihet numri i tyre. 

Policia daneze ka arrestuar një 22-vjeçar danez, i cili dyshohet si autor i të shtënave me armë zjarri, në qendrën tregtare. 

Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare ku ishte planifikuar të performonte këngëtari, Harry Styles.

Policia e Kopenhagës shkroi në Twitter se oficerët ishin dërguar në qendrën tregtare pas raportimeve për të shtënat.