Tragjedi në det, 50-vjeçari shpëton gruan dhe fëmijët e tij nga uji, por më pas vdes vet

Një ditë në plazh është kthyer në një makth për një familje ekuadoriane që jeton në Romë .

Një burrë 50-vjeçar, Jame Bolivar, u sëmurë dhe vdiq pasi shpëtoi fëmijët e tij 8 dhe 10 vjeç dhe gruan e tij nga rryma e fortë detare që gati po i mbyste ata. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Passoscuro (Romë).

Siç raportojnë mediat e huaja, të katërt kanë hyrë në det për t'u larë në breg, por brenda një kohe të shkurtër janë  përpirë nga rryma e ujit. 

Nga ai moment filloi makthi të gjithë filluan të pinin ujë, e  të kolliten. Xhemi luftoi për të mbrojtur familjen e tij: fillimisht i ndihmoi dhe i shtyu fëmijët derisa arritën të dilnin jashtë.

Menjëherë pasi shpëtoi të gjithë anëtarët e familjes së tij, Xhemit i ra të fikët. Roja bregdetare e nxori nga uji, një kardiolog dhe një reanimator i pranishëm u përpoqën ta shpëtonin, por nuk kishte asgjë për të bërë. 

"Kur arritëm në breg kishte ende pulsin. Ata nuk e lanë për asnjë moment dhe bënë gjithçka. Më pas, pas rreth dhjetë minutash, mbërriti ambulanca dhe helikopteri. Stafi mjekësor mori radhë.”- thanë dëshmitarët.

Burri vdiq nga arresti kardiak.