Protestë kundër çmimeve të larta të naftës, mbushin plot makinat dhe lëvizin në të gjithë vendin
Një turmë shoferësh në Zelandën e Re po planifikojnë të protestojnë kundër rritjes së çmimeve të benzinës duke mbushur rezervuarët e makinave dhe duke vozitur në të gjithë vendin.
Fushata që qarkullon në mediat sociale fton njerëzit të mbushin serbatorët dhe më pas të takohen në Wellington të dielën për të krijuar një kolonë që më pas do të udhëtonte deri në Levin.
Në posterin e fushatës thuhet:
“Ndizni motorët tuaj! Qëndroni përballë çmimeve të karburantit në mbarë Zelandën e Re!”
Njerëzit në rrjetet sociale kanë vënë në dukje ironinë e postimeve duke theksuar se protesta kundër çmimeve të larta të karburanteve përfshin blerjen e sasive të mëdha të karburantit:
“Të protestosh për rritjen e çmimeve të karburantit duke vozitur është ndoshta gjëja më budallaqe që kam dëgjuar.”
“Duhet të jetë mirë të kesh kohë dhe para për të vozitur pa qëllim”.
“Kjo nuk ka kuptim, nxitemi të ngrihemi kundër çmimeve të karburantit?”
“Oh po? Unë do të protestoj për çmimet e larta të ushqimeve duke blerë një tufë ushqimesh dhe duke i hedhur!”
Sipas Ministrisë së Biznesit, Inovacionit dhe Punësimit të Zelandës së Re (MBIE), çmimi mesatar kombëtar i karburantit është rritur 39 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

