Sherr masiv në anije, 60 persona përleshen me grushte e shqelma me njëri-tjetrin. Ja arsyeja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2022, 18:22
Një sherr i madh shpërtheu në anijen turistike “Carnival Magic”. Sipas mediave të huaja, përleshja shpërtheu jashtë portit të Nju Jorkut, ku u përfshinë 60 persona.
Sherri dyshohet se ka nisur për shkak të xhelozisë mes tre personave, por ende nuk dihen detajet.

Sipas dëshmive, tre të përfshirët kanë nisur të përleshen, por pak më vonë janë përfshirë dhe 60 pasagjerë të tjerë.
Përleshja shpërtheu pak para orës 2 të mëngjesit dhe zgjati rreth një orë. Përveç përleshjeve fizike, janë thyer edhe shishet, ku si pasojë një grua ka mbetur e plagosur.
Sigurimi i anijes nuk ishte në gjendje të ndalonte përleshjen dhe pak kohë më vonë roja bregdetare që shoqëronte anijen e lundrimit nga porti i Manhatanit u alarmua.