Kryebashkiaku meksikan martohet me aligatorin e veshur me vello, qyteti feston
Një kryebashkiak meksikan u martua me një aligator i veshur me vello dhe vulosi dasmën e tyre me një puthje.
Kryetari i bashkisë së San Pedro Huamelula, Victor Hugo Sosa, u martua me aligatorin si pjesë e një rituali të vjetër indigjen për të sjellë bollëk në fshatin në Meksikën jugperëndimore.
Zvarraniku 7 vjeçar, i referuar si "Princesha e Vogël", besohet të jetë një hyjni që përfaqëson Nënën Tokë dhe martesa e saj me udhëheqësin lokal simbolizon bashkimin e njerëzve me hyjnoren.
Njerëzit u binin daulleve dhe kërcenin duke dhënë një ritëm festiv ndërsa kryebashkiaku mbante "nusen" aligator në krahë nëpër rrugë.

Elia Edith Aguilar, e njohur si kumbara që organizoi dasmën, tha:
“Më jep shumë lumturi dhe më bën krenare për rrënjët e mia. Është një traditë shumë e bukur”.
Ajo shtoi se ishte një privilegj që t'i besohej kryerja e ceremonisë dhe tha se kaloi shumë kohë duke u shqetësuar se çfarë do të vishte nusja.

Nofulla e aligatorit të vogël u lidh për të shmangur kafshimin pasi kryetari e puthi atë disa herë gjatë gjithë ceremonisë.
Martesa rituale me gjasë daton shekuj më parë në kohët parahispanike midis komuniteteve indigjene Chontal dhe Huave të shtetit Oaxaca.
Është e ngjashme me një lutje për bujarinë e natyrës në fshat.