Pas turneut nëpër botë, mozaiku romak 1700-vjeçar kthehet në Tel Aviv (VIDEO)

Një dekadë pas ekspozimit në muzetë më të mirë në botë, një mozaik I periudhës romake është kthyer në vendin e origjinës në Tel Aviv. Aty është inauguruar një qendër e re arkeologjike që ekspozon mozaikun 1700 vjeçar të ruajtur në gjendje shumë të mirë.

Një mozaik i periudhës romake, i ruajtur në gjendje shumë të mirë, dhe që përshkruan një shumëllojshmëri kafshësh, zogjsh, peshqish dhe anijesh, është rikthyer në vendin ku u gjet për herë të parë në periferi të qytetit Lod, Tel Aviv  pas një turneu dhjetëvjeçar në disa prej muzeve më të mirë në botë.

KETU PER LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Mozaiku 1700 vjeçar, i periudhës së vonë romake, u zbulua në vitin 1996 gjatë punimeve të ndërtimit të autostradës, por nuk u ekspozua deri në vitin 2009, kur u dhuruan fonde të mjaftueshme për ruajtjen e tij.

Mozaiku shumëngjyrësh, 17 m i gjatë dhe rreth 9 m i gjerë mund të ketë shërbyer si kati i holl i një pallati në një lagje të pasur të Tel Avivit, tha Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit në nje deklarate.

"Pronari ishte ndoshta një tregtar shumë i pasur, që ka udhëtuar në botë dhe ka parë si të gjitha anijet dhe peshqit që ekspozohen në mozaik," tha arkeologu Hagit Torge.

Dizajni u ndikua nga mozaikët e Afrikës së Veriut dhe i mungon çdo përshkrim i njerëzve. Besohet se mund t'i përkiste një të krishteri ose një çifuti që donte të shmangte atributet pagane si përshkrimi i perëndive romake, tha arkeologu Amir Gorzalczany.

Mozaiku tani do të ekspozohet në një qendër arkeologjike të ndërtuar aty ku u gjet, në Tel Aviv.