Shqipëri-Çeki, 100 vjet marrëdhënie diplomatike përkujtohen përmes promovimit të dy botimeve


Akademia e Shkencave në Shqipëri dhe Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë organizuan promovimin e librave "Tokat çeke dhe shqiptare.Pikëtakime historike, kulturore e diplomatike përmes shekujve" me autor Dorian Koçin dhe "100 vjet marrëdhënie shqiptaro-çeko (sllovake). Simpati reciproke dhe kontakte në rritje" të autorit Doktor Ardian Vrisku.

Akademiku, Vasil Tole, theksoi se pas rivendosjes diplomatike mes vendeve tona në vitin 1992, kontaktet mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke janë rritur dhe ridimensionuar.

Ambasadori i Republikës Çeke në Tiranë, Karel Urban, tha se mes dy vendeve ka pasur marrëdhënie të mira bashkëpunimi mes shkëmbimeve kulturore, arsimore dhe eknomike të cilat janë duke u forcuar në shërbim të demokracisë dhe zhvillimit të të dyja vendeve.

"100 vjet marrëdhënie shqiptaro-çeko (sllovake). Simpati reciproke dhe kontakte në rritje" sjell punime me interes kërkimor për dëshmitë e albanologëve dhe autorëve të ndryshëm çek, analiza profesionale mbi ngjarjet e vitit 1968 dhe raporti i Shqipërisë me to.

Shqipëri-Çeki, 100 vjet marrëdhënie diplomatike