“BET AWARDS 2022” Vlerësimet për artistët me ngjyrë Megan Thee Stallion dhe Will Smith

Ndahen çmimet “BET 2022” që nderojnë personalitetet më të mira të komunitetit të afrikano-amerikanëve, në fushën e muzikës, televizionit, filmit dhe sportit. Mes të vlerësuarëve ishin këngëtarja Megan Thee Stallion dhe aktori i polemikave Will Smith.

Çmimet “BET” që nderojnë personalitetet më të mira të komunitetit të afrikano-amerikanëve, në fushën e muzikës, televizionit, filmit dhe sportit, në plot 21 kategori u rikthyen në formën e tyre tradicionale, me publik dhe të ftuar të pranishëm live në sallë.

“BET AWARDS 2022” Vlerësimet për artistët me

Shfaqja u hap nga këngëtarja amerikane Lizzo me një performancë të shkëlqyer të hitit të saj të fundit, “About Damn Time”.

Ylli i muzikës rep, Megan Thee Stallion, me shtatë nominime gjithsej u shpall “Artistja më e mirë Hip Hop” ndërsa artisti më i mirë shkoi për The Weeknd. Brandy u shfaq në një duet surprizë me Jack Harlow ndërsa Mariah Carey shkëlqeu me interpetimin e saj në një performancë surprizë me Latto, i cili u shpall “Artisti i ri më i mire”.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sean “Diddy” Combs mori një çmim për arritje jetësore. “Grupi më i mirë” dhe videoja më e mirë shkoi për Silk Sonic (Bruno Mars and Anderson Paak), Bashkëpunimi më i mire Wizkid feat. Justin Bieber & Tems – “Essence”.

“BET AWARDS 2022” Vlerësimet për artistët me

Naomi Osaka dhe Stephen Curry u vlerësuan si spotistët e vitit ndwrsa Will Smith, i cili ngjalli polemika në “Academy Awards” pas shuplakës ndaj Chris Rock fitoi çmimin BET për “aktorin më të mirë”.

“BET AWARDS 2022” Vlerësimet për artistët me

Gjatë mbrëmjes disa nga prezantuesit, interpretuesit dhe fituesit reaguan pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së e cila hoqi të drejtën ligjore për abort të premten.

Sipas tyre, e drejta kushtetuese për një abort, e mbështetur për gati 50 vjet, nuk është më e vlefshme, ndaj apeluan kundër këtij vendimi.