Hapet konkursi për instalacione në rrethrrotullime e mbikalime

Nëse në rreth rrotullime do të shihni instalacione të ndryshme, mos u çuditni. Janë pjesë e një konkursi që do të realizohen në 18  hapësira publike mes artistëve të ndryshme. Për këtë qëllim qeveria ka miratuar dhe fondin e posaçëm prej 200 milionë lekësh.

Elva Margariti: Është një fond gjeneroz prej 200 mln lekësh që qeveria shqiptare ia ka përcaktuar ministrisë së Kulturës.  Juria do të përcaktojë njëshort list për fazën e dytë e zgjat 28 gusht. Më 2 shtator shpallen fituesit

Madje kryeministri Edi Rama kërkoi nga institucionet shtetërore edhe rishpërndarjen e fondeve për të blerë këto vepra.

Idetë mund të jenë të ndryshme, nga instalacione dhe deri në gjelbërimin e zonave.

Edi Rama: Do jetë shumë e udhës dhe shumë e mirëseardhur nga ana juaj që jo thjesht në këtë situatë të vendoset një vepër, por të bëhet dhe një propozim mjedisor që nuk është më pastaj detyra juaj, por është një mundësi që na jepet ne për të shfrytëzuar ju aty. Për shembull, në rastin e një situatesiç ishin ato rreth rrotullimet, mbjelljen me pemë apo veshjet me gjelbërim, veshjet me gur, pra një propozim arredimi tërësor urban, si pjesë e punës do ishte shumë i mirëseardhur. Mund të jetë vepra vetë diçka e tillë, pa pasur fare skulpturë ose një objekt aty, por gjithë ndërhyrja peizazhistike në atë zonë me një propozim financiar që është për të mbjellë peme e të tjera. Në këtë rast, kjo është një situatë katastrofike e ndaj propozimi do ishte mirë të ishte një propozim tërësor që përfshin dhe mënyrën se si mund të maskohen ato ndërtesat nga lart, si mund të zgjidhet situata me sipërfaqet ish të gjelbërta atje, çfarë gjelbërimi mund të shtohet, si mund të luhet me ndriçimin. 

Kryeministri theksoi se konkursi synohet të zhvillohet çdo vit dhe në dispozicion të artistëve do të jenë rethrrotullimet dhe mbikalimet.