Fanella e Maradonës dorezat e Ali dhe atletet e K. Bryant dalin në ankand
Fanella që Diego Maradona veshi në finalen e Kupës së Botës në 1986, e nënshkruar nga vetë legjenda e futbollit ka dalë në shitje në një ankand në Beverly Hills. Eric Hirsch, specialist sporti në Julien's Auction shpjegon rëndësine e saj:
"Këtu kemi fanellën e ekipit që veshi Maradona kur fitoi Kupën e Botës 1986 dhe nënshkrimin nga vetë ai. Vërtetë e veçantë, Kupa e Botës 1986 ishte padyshim arritja e tij kurorëzuese si lojtar." tha ai.
Dorezat e veshura nga Muhammad Ali në ndeshjen e tij në peshën e rëndë kundër Oscar Bonavena në 1970 janë gjithashtu mes 600 artikujve sportive dhe relikeve që do të dalin në shitje.
"Këtu kemi dorezat e veshura nga Muhamed Aliu në vitin 1970, në përballjen me Oscar Bonavena. Këto doreza janë të nënshkruara nga Angelo Dundee, i cili është trajneri i famshëm i Aliut." tha Hirsch.
Këto doreza janë me të vërtetë të veçanta dhe vlerësimi për to nis nga 60 deri në 80,000 dollarë.
Në shitje jane edhe një palë doreza të markës “Everlast”, të veshura nga Mike Tyson në kampionatin e peshave të rënda në vitin 1996 kundër Frank Bruno në Las Vegas.
Tyson rifitoi në mënyrë fantastike titullin e tij të peshave të rënda WBC.
Mes artikujvetë tjera janë edhe një palë atlete Adidas KB8 të veshura dhe të firmosura nga i madhi Kobe Bryant. Këto janë veshur gjatë sezonit 1998-1999 NBA, në fillim të karrierës së Bryant.
