"Titanic" rikthehet në kinema, 25 vjet nga publikimi filmi vjen 3D në Ditën e Shën Valentinit

Për të festuar 25-vjetorin e “Titanic” të James Cameron, një version i rinovuar do të jetë i disponueshëm në kinema në 3D 4K HDR duke filluar nga 10 shkurti 2023.

 “Titaniku” i James Cameron feston 25 vjetorin e tij këtë vit! Për nder të ditëlindjes së gjigantit të arkëtimeve, një version i rinovuar i filmit në 3D 4K HDR dhe shpejtësi të lartë të kuadrove do të shfaqet sërish në kinema dhe pikërisht në Ditën e Shën Valentinit, vitin e ardhshëm.

“Disney” ka vendosur të risjellë filmin fitues të çmimit “Oskar”. Paramount gjithashtu fitoi të drejtat e brendshme të filmit dhe pritet të caktojë një datë në ditët në vijim. Producenti, Jon Landau dhe “Lightstorm Entertainment” ndane një pamje 3D të versionit të ribotuar të Titanic.

Kjo nuk është hera e parë që audienca do të ketë një tjetër mundësi për të parë filmin epik, dramë romancë në ekranin e madh që nga publikimi origjinal i filmit.

Filmi u publikua për herë të dytë në vitin 2012 dhe arriti një rekord prej 67 milionë dollarësh në javën e hapjes.

 Për 20 vjetorin e filmit në 2017, Titanic doli sërish në kinema. Në total, Titanic është filmi i tretë me fitime më të larta ndonjëherë në arkat botërore me 2.2 miliardë dollarë.

Titanic triumfoi në Oscars me 11 çmime, duke përfshirë filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, montazhin më të mirë dhe këngën më të mirë origjinale.

Edhe pas 25 vjetësh, filmi vazhdon të marrë lëvdata për portretizimin e të dashuruarve si dhe kolonën zanore të kompozuar nga James Horner.  

Efektet speciale që thyen kufijtë i kanë qëndruar gjithashtu provës së kohës me çdo rishfaqje në kinema.