Hueyda El Saied, “Mjeshtër i Madh”, bashkëshorti: Ishte nismëtarja e valës së re të lirisë

Hueyda El Saied u dekorua pas vdekjes nga presidenti Ilir Meta me titullin Mjeshtër i Madh si një artiste e spikatur shumëdimensionale dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut.

Në ceremoninë e dekorimit, presidenti meta vlerësoi kontributin e saj profesional në Shqipëri.

Meta: Në vlerësim të kontributit të pasur si artiste shumëdimensionale në fusha të ndryshme si balet, pikturë, televizion e teatër. Me mirënjohje të veçantë për përkushtimin e saj social e human, si gazetare dhe juriste e të drejtave të njeriut, duke pasuruar karrierën e saj profesionale dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore.

Në shoqërinë e djalit të tyre Gabrielit,  bashkëshorti i saj Thierry, ndau emocionet e këtij vlerësimi.

"Ajo ishte nismëtarja e valës së re të lirisë në Shqipëri, ajo ishte fytyra e medias të një vendi të rëndësishëm demokratik, të këtij vendi të mrekullueshëm. Ajo tregoi guxim në këtë peizazh mediatik me një buzëqeshje. Me një buzëqeshje ne do ta kujtojmë përjetësisht si buzëqeshjen e Shqipërisë për të gjithë pjesën tjetër të botës."

Të pranishëm ishin familjarë, kolegë, artistë dhe shumë personalitet të artit për të nderuar kujtimin e artistes Hueyda El Saied.

Hueyda El Saied, “Mjeshtër i Madh”, bashkëshorti: IshteHueyda El Saied, “Mjeshtër i Madh”, bashkëshorti: IshteHueyda El Saied, “Mjeshtër i Madh”, bashkëshorti: IshteHueyda El Saied, “Mjeshtër i Madh”, bashkëshorti: Ishte