Ekspozitë në Durrës, Gëzim Domi 40 vite pas aparatit fotografik
Nga mijëra e mijëra shkrepje, Gëzim Domi përzgjodhi 200 prej tyre për ti prezantuar në një ekspozitë që zbulon dimensioned e Durrësit.
Dallgë të larta, perëndime të magjishme, portrete njerëzore, sheshe historike, natyrë dhe det, për një qytet që e meriton të jetë i lirë.
Fotografitë e Gëzim Domit janë dëshmi e qytetit bregdetar gjithmonë në ndryshim.
"Gërmoj përditë, shohim përditë dhe kuptojmë se cfarë vlere ka sikur edhe një foto e vetme; çfarë dokumenti, çfarë të dhëne, çfarë historie ka mbi të," u shpreh Domi.
Nuk është e thjeshtë për dikë që ka qëndruar gjithmonë pas “kuintve” të pozicionohet përpara objektivit të një kamere dhe të flasi për karrierën e tij.
Fototrafi Gëzim Domi për 4 dekada ka folur me shumë me shkrepjet e tij.
"Në veçanti familjet time që më ka bashkëshoqëruar për 40 vite, më ka duruar kaq shumë dhe më ka hapur rrugën," tha ai.
Ekspozita e Gëzim Domit me materiale fotografike që datojnë nga vitit 1982 deri në ditët e sotme u cel në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Durrës.
