Portrete në mozaik druri, ekspozita “Gjama” e Nagip Tashit në Fishtë të Lezhës
Portretet e personaliteteve më të ndritura të artit e kulturës shqiptare janë kthyer në mozaikë. Imazhet janë krijuar nga bashkimi i mbi 30 mijë copëzave të drurit
Pas kësaj krijimtarie qëndron Nagip Tashi, një shqiptar që jeton në Serbi.
"Do të ekspozoj 18 personalitete shqiptare duke filluar nga Skënderbeu, Ukshin Hoti, Gjergj Fishta," thotë artisti.
Të realizuara në një studio modeste në Tërrnoc të Bujanocit, u kushtohen figurave që jetën e veprën ia kushtuan Shqipërisë e shqiptarëve.
Fahrije Hoti, që u bë emër i njohur botëror jeta e të cilës tregohet në filmin “Zgjoi” që ishte pretendent pëer Oskar është e vetmja e gjallë!
"Unë jam e privilegjuar që jam në mesin e tyre edhe pse këta janë të gjithë të vdekur e unë jam e gjallë. Por gjithmonë duhet njerëzit duhet ti mendojnë si të gjallë. Kjo do të thotë që një njeri i gjallë ka bërë shumë për vendin e vet, sidomos për gratë që kanë humbur burrat në '99," tha ajo.
Ekspozitën e titulluar “Gjama” e hapi në ish-burgun politik të diktaturës në Fishtë të Lezhës, tashme e kthyer në ndërmarrje prodhimi
"Projekti i kësaj ekspozite që po hapet tek Mrrizi i Zanave ka qenë ndoshta lidhja më e mirë që ka mundur ta bëjë Shqipërinë, Kosovën dhe Luginën e Preshevës," tha Ardiana Pajaziti, gazetare.
"Ideja jonë është ajo e përhershmja që ta konvertjmë një vend që ka qenë dikur një burg politik në një vend me optimizëm, ku vlerësohet produkti shqiptar, ku krijohet një tempull i produktit shqiptar, ku kultivohet art dhe shije bashkë. Ideja është të vlerësojmë dhe figura të mëdha shqiptare sic janë këto në ekspozitë," tha Stefan Çapaliki, studiues
Ekspozita do qëndrojë e hapur për 10 ditë.