Superhëna luleshtrydhe/ Fenomeni do të ndodhë edhe dy herë të tjera në vitin 2022
Mbrëmjen e së martës u shënua superhëna e dytë e vitit, e cila ndriçoi qiejt e shumë vendeve të botës.
E quajtur ndryshe superhëna luleshtrydhe, origjina e pseudonimit vjen nga fiset indigjene amerikane në Shtetet e Bashkuara. Hëna e plotë e qershorit quhej hëna e luleshtrydheve pasi përkon me pjekjen e frutit në qershor.
Sipas “Old Farmers Almanac”, u quajt kështu pasi orbita e hënës është më afër Tokës, duke e bërë atë të duket më e madhe dhe më e shndritshme se një hënë e plotë e rregullt.
Superhena ofroi për njerëzit një pamje të mrekullueshme në dhjetëra kryeqytete të botës.
Termi "superhëna" përmendet në vitin 1979. Në Evropë, nga ana tjetër, njihet edhe me nofkën “Hëna e Trëndafilit” për nder të periudhës në të cilën lulëzojnë lulet shumëngjyrëshe.
Data e radhës për një tjetër superhënë në kalendar është në fakt ajo e së mërkurës së 13 korrikut, kur trupi qiellor i ndritshëm do të kalojë edhe më afër nesh.
Dhe supërhëna e fundit e 2022 do të shënohet të premten e 12 gushtit.