Publikohen pamjet e tmerrshme të Çernobilit, fëmijë me njolla jeshile, të rinj me plagë e kancere të çuditshme
Pamjet horror që nuk janë parë më parë japin një vështrim të brendshëm të katastrofës bërthamore të Çernobilit.
Imazhet e tmerrshme përfshijnë fëmijë të vegjël me njolla jeshilee deformime, të rinj të mbuluar me plagë të çuditshme dhe fëmijë me kancere ekstreme të rralla.
Filmi i New Sky Documentaries Chernobyl: "The Lost Tapes" është një vështrim i paprecedentë i kostos njerëzore të kolapsit të jashtëzakonshëm radioaktiv dhe fshehjes që pasoi.
Imazhet e zbuluara tregojnë efektin shkatërrues që pati fatkeqësia tek reaguesit e parë që hynë pa pothuajse asnjë pajisje mbrojtëse.

Rrezatimi arriti deri aty sa të ndikonte dhe tek fëmijët e palindur.
Fatkeqësia e Çernobilit ndodhi më 26 prill 1986, në njësinë numër katër në uzinën pranë Pripyat, në Ukrainën veriore.
Stafi bëri një gabim fatal gjatë një testi sigurie që shkaktoi shpërthimin e reaktorit bërthamor.
Më shumë se 100,000 njerëz u evakuuan dhe u krijua një zonë përjashtimi prej 20 miljesh që ekziston akoma edhe sot, raporton Mail Online.