Greqi/ 2-vjeçari humb ndjenjat në det, arrestohet babai
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2022, 16:10
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një fëmijë në moshën 2-vjeçare, është gjetur pa ndjenja në det.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se i mituri është gjetur në detin në zonën e Paliouri Kassandra, në Chalkidiki, Greqi, pasditen e së martës, 21 qershor.
Djali i mitur është nxjerrë nga deti dhe i është dhënë ndihma e parë nga personat që ishin përreth dhe një mjek pediatër.
Më pas ai është marrë nga autoambulanca dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Chalkidiki, ku ndodhet i shtruar në spital.
Ndërkohë në pranga ka rënë babai i të miturit, pasi akuzohet për ekspozimi i një të mituri në rrezik.
Autoritetet po kryejnë hetimet.
