Filmonin vajzat me funde të shkurtër në publik, Facebook bllokon mijëra llogari

Facebook ka deklaruar se ka hequr një numër të madh llogarish dhe grupesh që postojnë foto dhe video intime të vajzave, pas një hetimi nga BBC.

Agjensia e lajmeve raportoi për mijëra përdorues që u bënin video të papërshtatshme vajzave në publik, pa miratimin e tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të tilla video merrnin mjaft komente seksiste dhe të papërshtatshme duke i bërë akoma dhe më shumë të shikuara dhe qarkulluara në rrjetet sociale.

BBC ekspozoi dhe një burrë që kishte postuar një video duke përndjekur një nxënëse në New Jork e që tani tani po hetohet nga policia.

"E kisha si mision ta kapja këtë dhe ja dola," shkruan ai.

Të kontaktuar nga BBC, zyrtarë të Facebook kanë thënë se të tilla video premtojnë një shikueshmëri shumë të lartë për përdoruesit që përkthehet dhe në fitim monetar.

Gjëja më e keqe është se shumica e këtyre vajzave as nuk e dinë që janë filmuar.