Samiti i G7 do të fokusohet në sanksionet ndaj Rusisë dhe rindërtimin e Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2022, 10:38
Udhëheqësit e vendeve të Grupit G7 do të fokusohen në Ukrainë në samitin e ardhshëm në Gjermani, ndërsa diskutojnë se si të vazhdojnë me sanksionet kundër Rusisë, tha të hënën një burim i qeverisë gjermane.
Bisedimet do të fokusohen gjithashtu në rindërtimin afatmesëm dhe afatgjatë të Ukrainës.
Takimi treditor i G7 në Schloss Elmau është planifikuar të fillojë të dielën e ardhshme./Reuters/