Pavia/ 41 vjeçari mbaron së ngrëni dhe shkon të lahet në lumë, humb jetën në moment
Nga Ora News Përditësimi i fundit 20 Qershor 2022, 07:26
Një 41 vjeçar me kombësi peruane, por banues në Milano humbi jetën teksa u fut të lahej në Pavia, menjëherë sapo kishte ngrënë.
Ngjarja ndodhi në një pjesë të lumit në periferi të qytetit, midis San Lanfranco dhe Ticinello.
Burri ndodhej me një grup miqsh dhe të afërmish dhe sapo mbaroi së ngrëni, u fut të lahej, që ishte fatale për të.
Të pranishmit thirrën ndihmën e shpejtë, por për të ishte tepër vonë.