NATO, parashikime ogurzeza për luftën: Konflikti në Ukrainë mund të zgjasë për vite të tëra

Kreu i Aleancës së NATO-s e shikon situatën aktuale në Ukrainë si tejet të vështirë dhe për këtë ai dyshon se konflikti mund të zgjasë për vite të tëra. Megjithatë Stoltenberg u zotua të ndihmojë Ukrainën duke marrë parasysh çdo kosto.

Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjasë me vite, kështu u shpreh sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për gazetën javore gjermane ‘Bild am Sonntag’.

Megjithatë ai sugjeroi që Aleanca e Atlantikut të Veriut që ai drejton dhe Bashkimi Evropian të mos heqin dorë nga ndihmat për Ukrainën, edhe pse kjo ka sjellë pasoja të rënda në inflacionin që ka kapluar shtetet kryesore perëndimore.

Kreu i NATO-s i cilësoi ndihmat ushtarake për Ukrainën si tejet të kushtueshme për bllokun e Aleancës.

Në fund të këtij muaji, vendet anëtare të NATO-s pritet të mblidhen në Madrid.

Samiti pritet të konkludojë një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën.

Armatimet do të mund të kalojnë armatimet e vjetra të epokës sovjetike në pajisje moderne me standardet e vendeve të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Mbrojtëse e ka reklamuar samitin e Madridit si një nga më të rëndësishmin.

Atje liderët e vendeve anëtare pritet të ndërmarrin veprime për dekadat e ardhshme në mënyrën se si do t’i përgjigjet aleanca ushtarake sfidave të reja.

Krahas Moskës, një rrezik paraqet edhe Kina, sidomos në Oqeanin Paqësor.