Identifikohen mbi 2000 municione të përdorura nga forcat ruse në Ukrainë

New York Times ka identifikuar mbi 2000 municione të përdorura nga forcat ruse në Ukrainë.

Sipas gazetës, mbi 210 armë që u identifikuan ishin lloje që janë ndaluar gjerësisht sipas një sërë traktatesh ndërkombëtare.

"Të gjitha, përveç një pjese të vogël ishin municione të cilat mund të përbëjnë një rrezik të madh për civilët për dekada pas përfundimit të luftës," tha New York Times, duke shtuar: "Më shumë se 330 armë të tjera dukej se ishin përdorur në ose pranë strukturave civile”.