Ndalohet nga policia regjizori Paul Haggis, fitues i Oscar. Akuzohet për dhunë seksuale ndaj një gruaje
Regjizori kanadez Paul Haggis, fitues i Oscar më 2006 është ndaluar nga Autoritetet Policire italiane të Ostuni me akuzën e dhunës seksuale ndaj një gruaje jo italiane.
Sipas rrëfimit të gruas, për dy ditë rresht ai ka abuzuar me të, e në orët e para të mëngjesit të sotëm e ka braktisur në aeroportin e Brindizit.
Gruaja në kushte fizike e psikologjike të rënduara është marrë nën mbrojtje nga autoritetet policore të aeroportit italian e po kurohet në spitalin e Brindizit.
Paul Haggis ndodhen në Brindizi për të marrë pjesë në eventin “Allora Fest” të Ostunit.
70 vjecari , Paul Haggis ka lindur në Londër por është shtetas kanadez. Më 2006 ka fituar Oscar për filmin “Crash - contatto fisico». Si skenarist i flimit «Million dollar baby», me regjizor Clint Eastwood .A