Zelenski mobilizon ushtrinë, Lideri ukrainas takohet me trupat e tij në qytetet e bombarduara nga rusët

Presidenti Zelenski ka vizituar ushtarët e tij në dy qytete të bombarduara nga forcat ruse që prej fillimit të luftës. Ty qytetet në jug të vendit gjenden 100 kilometra larg bazave ruse në rajonet e pushtuara prej tyre.

Presidenti ukrainas Zelenski ka udhëtuar për herë të parë në jug të vendit ku u takua me ushtarët e vendit.

Lideri ukrainas vizitoi qytetin e Mikolaivit të kontrolluar nga Kievi dhe qytetin port të Odesës në perëndim e cila ka qenë objektiv i sulmeve ruse që prej fillimit të luftës.

Të dy qytetet janë objektiva në përpjekjet e Rusisë për të kapur bregun e Detit të Zi.

Ndërsa ka parë nga afër ndërtesat dhe institucionet e bombarduara, Zelenski ka falënderuar trupat ukrainas për rezistencën ndaj ushtrisë së Moskës.

Mikolaivi ka qenë prej kohësh, objektiv kryesor i forcave ruse të cilët e kanë bombarduar me artileri dhe raketa.

Mikolaivi shtrihet vetëm 100 km nga rajoni i Kersonit, i cili tashmë është i pushtuar nga rusët që prej në ditët e para të luftës.

Prej javësh, presidenti Zelenski ka sfiduar trupat ruse duke vizituar zonat ku luftimet janë ndezur dhe javët e fundit ka vizituar qytete të tjera të vijës së parë, duke përfshirë edhe Kharkivin në lindje.