Shpërthimi i madh trondit një zonë pranë qytetit të Sievierodonetsk, Ukrainë

Një shpërthim i madh tronditi pasditen e sotme (18 qershor) një zonë pranë qytetit të rrethuar ukrainas të Sievierodonetsk.

Një re e madhe në ngjyrë portokalli mund të shihet duke u ngritur në ajër, tha një përfaqësues i mbështetur nga Rusia.

Rodion Miroshnik, një zyrtar në administratën e vetëquajtur separatiste të Republikës Popullore të Luhansk, postoi një video të momentit. Ai  tha se nuk mund të thoshte nëse shpërthimi kishte ndodhur në qytet apo afër tij.

Sievierodonetsk, të cilin trupat ruse e kanë bombarduar prej javësh, është shtëpia e fabrikës kimike Azot, ku janë strehuar qindra civilë./Reuters/