Papa Francesku thirrje çifteve: Mos bëni seks para martesës, ja pse ndaheni shpejt
Papa Francesku u ka bërë thirrje çifteve të mos bëjnë seks para martesës sipas udhëzuesit të ri të Vatikanit.
Udhëheqësi i kishës katolike argumenton se dëlirësia përcakton kohëzgjatjen dhe dashurinë e vërtetë në një marrëdhënie.
Ai pohon gjithashtu se çiftet "moderne" ndahen shpejt kurse të tilla çifte janë në gjendje të mësojnë se si të jenë bashkë dhe pa presionin e marrëdhënieve seksuale.
Ky mësim vlen edhe kur çiftet janë më të rritur, shton Papa Françesku, duke shpjeguar se i ndihmon ata në periudha pa seks në fund të jetës dhe duhet të zbatohet edhe nëse çiftet e fejuara jetojnë së bashku.
Dokumenti prej 97 faqesh, i botuar të martën, dhe i quajtur Itineraret Katekumenale për Jetën Martesore 'është një dhuratë dhe një detyrë', tha udhëheqësi i Kishës Katolike.
Kjo deklarate nuk ka qenë pa polemika, shkruan The Telegraph, dhe duket se është në kontrast me pranimin e Papës për çifteve të divorcuar dhe të të njëjtit seks.
Ai solli në vëmendje dhe shifrat e larta të divorceve dhe numrin e ulët të martesave vitet e fundit.
"Dlirësia u mëson çifteve të martuara kohët dhe mënyrat e dashurisë së vërtetë, delikate dhe bujare dhe i përgatit ata për dhuratën autentike të vetvetes që do të jetohet gjatë gjithë jetës së tyre në martesë," tha ai.