SHBA, gati të ‘vetësakrifikohet’.Biden do të injorojë recesionin ekonomik për të ndihmuar Ukrainën

Media prestigjioze amerikane Washington Post ka shkruar se SHBA-të janë të gatshme të mbështesin Ukrainën në konfliktin e saj me Rusinë në terma afatgjatë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gazeta, e cila citon burime nga zyrtarë të administratës amerikane shkruan se presidenti Biden e kishte parashikuar përfundimin e luftës me negociata me shpresën se sanksionet kundër Rusisë do detyronin Moskën t’i jepte fund agresionit për shkak të situatës së rënduar ekonomike. 

Ata shtuan se ekipi i Biden kishte diskutuar mundësinë e një konflikti të zgjatur me efekte të rënda globale edhe përpara shkurtit, gjatë një kohe kur zyrtarët amerikanë parashikonin në mënyrë të përsëritur një sulm të afërt nga ana e Rusisë.

Një tjetër pikë që përmendet në gazetë është edhe dërgimi i armëve të sofistikuara nga Amerika në Kiev.

Megjithëse mbështetja për qeverinë ukrainase ka qenë e kushtueshme për Uashingtonin i cili i ka dhënë Kievit më shumë se 50 miliardë dollarë në forma të ndryshme që nga marsi, Washington Post vë në dukje se Biden është i gatshëm të rrezikojë një recension global ekonomik në mënyrë që të parandalojë Rusinë në kapjen e territoreve të reja ukrainase.