Musk kritika për klientët e pedofilit Epstein. Përse nuk publikohet lista e pedofilëve?

Njeriu më i pasur në botë ka pyetur se përse lista e autoriteteve amerikane nuk ka publikuar klientët e pedofilit famëkeq Xhefri Epshtein.

Po ashtu një kritikë e ka edhe për mediet.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"E vetmja gjë më e jashtëzakonshme se mos publikimi i listës  nga Departamenti i Drejtësisë është fakti që asnjë medieje nuk i intereson. A nuk iu duket e çuditshme?" tha Musk.

Musk i bëri këto komente përmes një meme në Twitter me mbishkrimin ‘Gjerat që nuk i kam parë në jetën time’.

Musk kritika për klientët e pedofilit Epstein. Përse nuk

Në foto shfaqej një dragua, një dinozaur, një njëbrirësh dhe lista e klientëve të Xhefri Epshtein. 

Financier Epstein i dënuar për krime seksuale vdiq në një qeli në Nju Jork, ndërsa ishte duke pritur gjykimin për akuzat e trafikimit të fëmijëve me qëllim prostitucioni.

Vdekja e tij u regjistrua si vetëvrasje, megjithëse disa dyshojnë se ai u vra për të eliminuar shanset që ai të dëshmonte për klientët të cilëve iu siguronte fëmijë të mitur për të kënaqur dëshirat e tyre seksuale.

E besuara e Epshtein, Gillein Maxwell, u dënua dhjetorin e kaluar për trafik seksual të fëmijëve pasi një juri zbuloi se ajo lehtësonte abuzimin e vajzave të mitura.

Disa raporte kanë nxjerrë në dritë se në listën e klientëve të Epstein kanë qenë edhe ish-presidentë të SHBA-ve apo edhe artistë të tjerë.

CEO i Tesla dhe SpaceX u bë objektiv i sulmeve të shtuara mediatike pas dakordësisë në muajin prill për ta blerë Twitter për 44 miliardë dollarë.

Musk është zotuar ta bëjë gjigantin e medieve sociale për ta bërë atë një strehë të fjalës së lirë.