Një tjetër stuhi kërcënon SHBA-në lindore, po lëviz me shpejtësi drejt Bermudës

Stuhia tropikale "Alex" është formuar në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara dhe po i drejtohet  Bermudës ditën e sotme.

Kjo është stuhia e parë e sezonit të uraganeve të Atlantikut 2022.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Duke dalë pjesërisht nga mbetjet e uraganit Agatha, i cili arriti në bregun jugor të Meksikës në Paqësor javën e kaluar dhe vrau të paktën nëntë njerëz, Alex u forcua mbi Atlantik pasi u shndërrua në një stuhi tropikale më herët gjatë së dielës.

Qendra Kombëtare e Uraganëve të SHBA-së tha se stuhia tropikale kishte erëra maksimale të qëndrueshme prej 110 km/orë mbrëmjen e së dielës , ndërsa u nis në lindje drejt Bermudës.

Ai ishte i përqendruar gati 245 milje (395 kilometra) në perëndim të Bermudës dhe lëvizte në drejtimin lindje-verilindje me 44 km /orë.

Një tjetër stuhi kërcënon SHBA-në lindore, po

Një paralajmërim për stuhi tropikale është në fuqi në Bermuda. Parashikuesit e motit thanë se në vend mund të bjerë 25 deri në 50 mm shi duke filluar nga mbrëmja e së dielës vonë dhe mëgjesin e së hënës.

Ministri i Sigurisë Kombëtare Michael Weeks tha se shërbimet e urgjencës po monitoronin stuhinë.

Në Kubë, Alex vrau tre persona, dëmtoi dhjetëra shtëpi në Havana dhe ndërpreu energjinë elektrike në disa zona, njoftuan autoritetet.

Pjesë të Floridës Jugore përjetuan përmbytje të rrugëve nga shiu i dendur dhe era të shtunën. Zyrtarët në Miami po tërhiqnin automjete të bllokuara nga rrugët e përmbytura.

Mendohet se uragani "Alex" u formua pjesërisht nga pjesë të uraganit "Agatha", që zbarkoi në bregun jugor të Paqësorit të Meksikës javën e kaluar, duke vrarë të paktën nëntë njerëz dhe duke lënë pesë të zhdukur.