Këngëtari padit Mariah Carey: Më kopjoi "All I Want for Christmas is You", kërkon 20 mln dollarë dëmshpërblim
Këngëtarja Mariah Carey është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për mega-hitin e saj të Krishtlindjeve të vitit 1994, "All I Want for Christmas is You."
Kantautori Andy Stone thotë se ai shkroi një këngë me të njëjtin emër pesë vite mëpërpara duke argumentuar se Carey shfrytëzoi "popullaritetin" dhe "stilin" e tij.
Pavarësisht se kanë një titull, dy këngët duken të ndryshme muzikore, por zoti Stone pretendon se zonja Carey shkaktoi konfuzion dhe nuk kërkoi leje.
Këngëtarja nuk është përgjigjur ende.
Kënga "All I Want for Christmas is You" e Mariah Carey është një nga këngët më të njohura dhe më të dëgjuara gjatë Krishtlindjeve të të gjitha kohërave.
Që kur u shfaq në albumin Merry Christmas në 1994, kënga kryesoi listat në disa vende dhe deri në vitin 2017 thuhet se i dha këngëtares një fitim më shumë se 60 milion dollarë.
Kënga është transmetuar një miliard herë në Spotify.
Stone, i cili performon nën emrin Vince Vance me grupin "Vince Vance and the Valiants" kërkon të paktën 20 milionë dollarë si dëmshpërblim.
Në padi thuhet se Carey, si dhe bashkë-shkrimtari i saj Walter Afanasieff dhe kompania diskografike Sony Music Entertainment, kanë marrë "fitime të pamerituara" nga kënga, duke argumentuar se të pandehurit "me vetëdije, me dashje dhe qëllimisht u angazhuan në një fushatë" që shkel të drejtën e autorit.