"Me kohën kuptuan që e kisha seriozisht," Arsi Bako tregon se çfarë e shqetësonte në fillimet e karrierës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2022, 21:17
E ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, supertalentja Arsi Bako ka folur se si e ka nisur muzikën.
Ajo u shpreh se familja nuk besonte shumë tek ajo, ndërsa më pas e kuptuan që ajo e kishte marrë shumë seriozisht këngën.
“Kam nisur që e vogël. Në 9-vjeçare e mora pak më seriozisht muzikës. Ndërsa koha kur iu futa thellësisht në gjimnaz. Fillimisht familja nuk besonte shumë te unë, por me kalimin e kohës filluan të kuptojnë se unë e kam seriozisht. Kur shkova në art festë në finale, më thanë që ok vazhdoje.”-u shpreh ajo.
