Koreja e Jugut dhe SHBA lëshojnë raketa si paralajmërim për Korenë e Veriut

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja kanë lëshuar të hënën tetë raketa, si përgjigje ndaj raketave balistike që ka lëshuar Koreja e Veriut një ditë më parë.

Ky veprim vjen pasi Pheniani vazhdon të përshkallëzojë testimet me raketa.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka thënë se Qeveria e tij do të përgjigjej ashpër cdo provokimi që vjen nga fqinji verior.

“Ne do të sigurohemi që të mos ketë asnjë çarje në mbrojtje të jetëve dhe pronave të popullit tonë”, ka thënë ai.

Duke folur para një vendi përkujtimor të luftës në Seul, ai ka shtuar se programet verikoreane bërthamore dhe ato të raketave “janë duke prekur nivele që kërcënojnë jo vetëm paqen në Gadishullin Korean, por edhe në Azinë Verilindore dhe gjithë botën”, ka raportuar agjencia e lajmeve, Yonhap.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë kryer vazhdimisht stërvitje të përbashkëta ushtarake, të cilat kanë zemëruar Korenë e Veriut.

Koreja e Veriut ka kryer disa testime të raketave në muajt e fundit, duke përfshirë raketa balistike interkontinentale, për herë të parë pas pjesë vjetëve.

Kombet e Bashkuara ia kanë ndaluar Koresë së Verut testime të tilla dhe kanë vendosur sanksione të ashpra në të kaluarën për veprime të ngjashme.