Mbretëria e Bashkuar i dërgon Ukrainës raketat e para me goditje të shumëfishta

Mbretëria e Bashkuar po dërgon raketat e saj të para me rreze goditje të shumëfishta në Ukrainë.

Lajmin e bëri të ditur sekretari i mbrojtjes britanike Ben Wallace.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sekretari britanik tha se raketat me lëshime të shumëfishta M270 do të ndihmojë Ukrainën të mbrohet nga Rusia.

Qeveria britanike nuk ka konfirmuar se sa raketa do të dërgohen në Ukrainë, megjithatë sipas BBC mendohet të jenë tre të tilla.

Vendimi i qeverisë britanike u koordinua me vendimin e SHBA-së javën e kaluar se do të furnizonte Ukrinën gjithashtu me një sistem raketash.

Vendimi i SHBA-së ka zemëruar Kremlinin, pasi të dielën presidenti rus Putin kërcënoi se do të zgjerojë listën e objektivave që Rusia do të sulmojë në Ukrainë, nëse vendet perëndimore do të dërgojnë armë me rreze të gjatë në Kiev.

Ditën e djeshme rifilluan sulmet në qytetin e Kievit i cili prej disa javësh kishte rënë në qetësi dhe po i rikthehej normalitetit.