Beteja diplomatike e Finlandës dhe Suedisë/ Turqia këmbëngul në kushtin e saj të sigurisë për kurdët
Beteja diplomatike për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO vijon. Amerikanët kërkojnë që ato të jenë në NATO dhe Rusia ta ketë më të vështirë daljen në Detin Baltik, por turqit kanë kërkesat e tyre të sigurisë. Beteja diplomatike ngjan se do të jetë e nxehtë për palët.
Suedia dhe Finlanda kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e aleancës veriatlantike NATO por po hasin në veton turke.
Së fundmi ka qenë një këshilltar i presidentit Erdogan që tha se kërkesat e Turqisë në lidhje me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO mbeten të pandryshuara dhe negociatat për këtë çështje janë të kota.
Turqia ka thënë që në krye të herës se Finlanda dhe Suedia duhet të afrojnë poltikat e tyre me ato të Turqisë zyrtare që i cilëson Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit dhe milicinë kurde si organizata terroriste.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili u takua me kryeministren finlandeze Sanna Marin në Uashington DC të premten dhe u bisedua në telefon me Presidentin Erdogan, ka treguar se ai po punon për zgjidhjen e ngërçit.
Por për amerikanët futja në NATO e këtyre dy vendeve ka rëndësi të madhe strategjike. Ka qenë vetë gjenerali i lartë amerikan Mark Milley që tha se bashkimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do ta vendoste Rusinë në një pozitë të vështirë ushtarake në Detin Baltik.
Turqit janë të vendosur në kërkesat e tyre ndaj vendeve nordike, ndërkohë që edhe amerikanët janë të vendosur se Suedia dhe Finlanda duhet të jetë në NATO. Beteja diplomatike vijon.

