Sazanit i del tymi / Ishulli në flakë që prej mëngjesit, ndërhyn ushtria por pa rezultat

Vijon të mbetet shqetësuese situata nga flakët në Ishullin e Sazanit të cilat po përhapen me intensitet të lartë duke përfshirë një pjesë të ishullit.  Ministria e Mbrojtjes raportoi për dërgimin në terren të dhjetëra ushtarëve por flakët kanë dalë jashtë. Rrezik paraqesin dhe municionet e pashpërthyera qe gjenden në ish-repartin ushtarak.

Sezoni i zjarreve nisi me Sazanin. Këtë të diel pushuesit panë se si ishullit të vetëm në Shqipëri, i doli tymi dhe asnjë helikopter nuk fluturoi mbi të në përpjekje për të shuar flakët.

Një vatër është shfaqur atje prej mëngjesit të dielës, e vijon te jete aktive duke përpirë pyllin me pisha.

Ministria e mbrojtjes njoftoi se kishte dërguar mesditën e se dieleës në zonë forcat e ushtrisë. ne 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e flakëve, bëri të ditur Ministria.

Po nga terreni imazhet tregojnë për një situatë të dalë jashtë kontrollit për shkak edhe të terrenit të vështirë.

Terreni dhe bimësia e dendur kanë vështirësuar tej mase ndërhyrjen e trupave, ndërkohë që si një ish-repart ushtarak, rrezik paraqesin dhe municionet e pashpërthyera.

Raportohet se zjarrvënia ka qeneë e qëllimshme, ndërsa ne pamjet qe po ndiqni vihet re dhe një vatër tjetër para tre ditëve.

Verën e kaluar, dhjetëra hektarë sipërfaqe u dogjën si pasojë e zjarreve që përfshinë për disa ditë Gadishullin e Karaburunit.

Sazanit i del tymi / Ishulli në flakë që prej mëngjesit,