Përleshje në Nigeri: Turma djeg për vdekje një burrë për shkak të grindjes me klerikun mysliman

Policia nigeriane thotë se një burrë që pati një grindje me një klerik mysliman vdiq në kryeqytetin, Abuja, pasi u dogj nga një turmë që mbështeste klerikun.

30-vjeçari, Ahmad Usman, ishte në një grup lokal vigjilent dhe policia thotë se rreth 200 njerëz u mobilizuan kundër tij.

Muajin e kaluar, një studente e krishterë u rrah për vdekje dhe u dogj nga studentë myslimanë të cilët e akuzuan atë për blasfemi në qytetin e Sokotos.

Policia e gjeti në vendngjarje me djegie të rënda dhe e dërgoi në spital, por nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

Dy javë më parë, të paktën pesë persona u vranë në përleshjet e dhunshme midis operatorëve komercialë të motoçikletave dhe tregtarëve në një periferi të Abuja.

Disa ditë më parë, dhuna e turmës çoi në vdekjen e një inxhinieri 38-vjeçar të zërit në qendrën tregtare të vendit, Lagos.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se rastet e shpeshta të dhunës nga turma janë nxitur nga mosndëshkimi i rrënjosur thellë dhe mungesa e besimit në sistemin e drejtësisë penale.