Zyrtari ukrainas: Ukraina tani kontrollon gjysmën e Severodonetsk

Ukraina tani kontrollon gjysmën e qytetit të Severdonetskut në lidje të vendit, pas rimarrjes së një pjese të tokave nga rusët.

Lajmin e bëri të ditur kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut Serhiy Hayday.

Në përgjigje të pyetjes mbi deklaratën e Rusisë se do të merrte brenda dy javësh të gjithë rajonin e Luhanskut Hayday tha:

"Kjo është një gënjeshtër. Një gjë e tillë ndodhi para pak kohësh dhe rreth 70%  e Severodonetskut u kap, por tani ne i kemi zhvendosur ata në rreth 20%. Ata me të vërtetë po pësojnë humbje të mëdha, " tha ai.

Sipas tij situata mbetet ende e vështirë në tërësi në rajon dhe Severodonetsk që tani është synimi i vetëm i forcave ruse.

"Aktualisht, ushtrisë ukrainase i mungon artileria me rreze të gjatë, e cila mund të ndryshojë lojën për betejën në lindje. Ata thjesht po shkatërrojnë gjithçka me artileri, avionë, mortaja, tanke. Por, sapo të kemi mjaft armë perëndimore me rreze të gjatë veprimi, ne do ta largojmë artilerinë e tyre nga pozicionet tona. Dhe pastaj, më besoni, këmbësoria ruse thjesht do të vrapojë," u shpreh ai.