Centrali i Çernobilit/ Dalin pamjet e shkatërrimit nga forcat ruse

Autoritetet ukrainase deklarojnë se forcat ruse kanë plaçkitur e dëmtuar mbi 1000 kompjuterë në termocentarlin e Cernobilit dhe ka vjedhur kamionë dhe dozimetra të rrezatimit.

Drejtori i informacionit të Cernobilit Vitaliy Medved tha se pajisjet bërthamore nuk u dëmtuan dhe sa i përket sigurisë ndaj rrezatimit, "gjithcka është në rregull".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Dëmet e shkaktuara nga pushtimi rus vlerësohen në mbi 54 milion dollarë. Forcat ruse kishin nën kontroll uzinën për pesë javë, përpara se të tërhiqeshin më 31 mars.

Centrali i Çernobilit/ Dalin pamjet e shkatërrimit nga forcat ruse

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e OKB-së pas vizitës në central dhe në zonën e përjashtimit tha se niveli i rrezatimit për momentin është i sigurt.

Megjithatë në zonën e përjashtimit, ka disa pika të nxehta të rrezatimit për të cilat menaxherët e Çernobilit fajësojnë aktivitetin ushtarak rus, pasi trupat hapën llogore dhe automjetet e tyre nxirrnin pluhur.

Yevhen Kramarenko, kreu i agjencisë së zonës së përjashtimit, tha se mijëra automjete ruse duke përfshirë tanke kishin kaluar nëpër zonë, raporton BBC.