Rusia nuk heq dorë nga Severdonetsku. Guvernatori: Po hedh gjithëçfarë ka në rajon

Luftimet po vijojnë në rrugët e qytetit lindor të Severdonetskut.

Forcat ukrainase kanë arritur të smbrapsin nëntë sulmëe të armikut gjatë 24 orëve të fundit. Sulmet ishin planifikuar të bëheshin me një tank, një sistem artilerie  dhe tetë automjete të blinduara.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Guvernatori i Luhanskut thotë se njësitë e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar gjithashtu një raketë lundrimi dhe tre mjete ajrore pa pilot.

Forcat ruse po hedhin të gjitha rezervat e tyre në Severdonetsk dhe situata humanitare është e vështirë pasi është e pamundur të dërgohen ushqëime dhe ilace në qytet," ka thënë guvernatori Sherhiy Haidai.