Stacioni hapësinor “Tiangong”, Kina dërgon 3 astronautë në hapësirë
Kina ka dërguar 3 astronautë në një mision hapësinor me qëllim përfundimin e ndërtimit të stacionit të saj të ri të quajtur Tiangong, i cili pritet të bëhet plotësisht funksional në fund të vitit. Misione të tilla janë përpjekje e Pekinit për tu bërë një fuqi e madhe hapësinore.
Këtë të diel Kina ka lëshuar një raketë e cila mbante tre astronautë në një mision për përfundimin e ndërtimit të stacionit të saj të ri hapësinor të quajtur Tiangong, që do të thotë “pallat qiellor”, pritet të bëhet plotësisht funksional deri në fund të këtij viti.
Raketa u nis nga qendra e lëshimit Jiuquan në shkretëtirën Gobi të Kinës veriperëndimore. Ekuipazhi Shenzhou-14 do të qëndrojë 6 muaj në mënyrë që të zgjerojë stacionin hapësinor. Të udhëhequr nga piloti i forcave ajrore Chen Dong.
Sfida kryesore e ekuipazhit prej tre personash do të jetë lidhja e dy moduleve laboratorike të stacionit me trupin kryesor.
Dong, së bashku me pilotët e tjerë Liu Yang dhe Cai Xuzhe, bëhen ekuipazhi i dytë që do të kalojë gjashtë muaj në bordin e Tiangong pas kthimit të fundit në tokë në prill pas 183 ditësh në stacionin hapësinor.
Moduli kryesor i Tiangong hyri në orbitë në fillim të vitit të kaluar dhe pritet të funksionojë për të paktën një dekadë.
Programi hapësinor i Kinës i shumë promovuar, ka realizuar edhe zbarkimin e një roveri në Mars dhe dërgimin e sondave në Hënë.
Realizimi I këtij stacioni hapësinor cilësohet si një moment historik në përpjekjen e Pekinit për tu bërë një fuqi e madhe hapësinore.
