Prokurorët europianë bashkojnë forcat për të dënuar në Hagë krimet e luftës së Ukrainës

Prokurorët europianë kanë bashkuar forcat për të vënë drejtësi në Ukrainë për krimet e luftës.

Nga Kievi në Hagë, bashkëpunimi ligjor përtej gjykatave dhe kufijve synon të vendosë në bangën e të akuzuarëve ligjvënësit e Kremlinit nën akuzë për krime luftë dhe agresionnë Ukrainë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në 100 ditë luftë janë raportuar mbi 15 mijë krime lufte nga autoritetet ukrainase.

Iryna Venediktova, gruaja e parë që shërbeu si prokurore e përgjithshme e Ukrainës theksoi se ata e dinin se kush ishin fajtorët për luftën dhe vdekjet në Ukrainë.

"Pas këtyre krimeve qëndron presidenti i Federatës Ruse dhe stafi i tij i qeverisës që kanë vrarë, kanë përdhunuar dhe kanë torturuar civilët," tha ajo.

Dita-ditës, prokurorja ka grumbulluar burime të shumta që ajo pret ti cojë në gjykatën e Hagës.

"Është qëllimi kryesor i botës së qytetëruar, i të gjithë njerëzve që flasin për shtetin e së drejtës për të drejtësinë kombëtare. Njerëzit që janë përgjegjës për vdekjen e njerëzve të tjerë, që janë përgjegjës për krimet që bënë sapo erdhën në shtetet fqinje dhe morën tokat e vranë njerëzit duhet të ndëshkohen ," deklaroi ajo.

Dënimi i krimeve të luftës në Ukrainë është synimi i një ekipi të ri të ngritur në Hagë, me financim nga agjencia e bashkëpunimit gjyqësor të BE-së "Eurojust" dhe me pjesmarrjen e gjykatës ndërkombëtare penale  (ICC).

Për herë të parë ka një numër në rritje të qeverive që duan të ndjekin personalisht rastet ligjore të njohur si "juridiksioni universal", raporton Dolce Welle.

"Ky do të bëhet operacioni më i madh i tillë që është mbledhur ndonjëherë. Asnjëherë në historinë e konflikteve të armatosura komuniteti ligjor nuk është përgjigjur me një vendosmëri të tillë," tha presidenti i Eurojust, Ladislav Hamran.