Zelenski thirrje krybashkiakëve amerikanë: Ndërprisni marrëdhëniet me qytetet ruse dhe na ndihmoni të rimëkëmbim Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski u bëri thirrje kryebashkiakëve amerikanë që të ndërpresin marrëdhëniet "vëllazërore" me qytetet ruse dhe të ndihmojnë Ukrainën të rimëkëmbet.

Ai i ftoi ata të marrin pjesë në 'projektin më të madh ekonomik të kohës' duke ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjatë një takimi virtual për Ko9nferencën e 90-të vjetorit të SHBA-së ai tha:

"Dhjetëra qytete amerikane ruajtën të ashtëquajturën "vëllazëri" me qytetet e Federatës Ruse.  Çfarë ju japin këto lidhje? Ndoshta asgjë, por ato i japin Rusisë mundësinë të thotë se nuk është e izoluar, edhe pas fillimit të një lufte të tillë," tha Zelenski.

Ai u kërkoi të bëjnë thirrje për më shumë presion ndaj Rusisë.

"Mos e ndihmoni të justifikojë veten. Mos mbani lidhje me të dhe ju lutemi mos lejoni që ata që u bënë vrasës t'ju quajnë motra dhe vëllezër  të tyre," tha presidenti ukrainas.

Zelenski u kërkoi gjithashtu kryebashkiakëve të marrin pjesë në rindërtimin e vendit pas luftës:

Unë ju ftoj, ju, qytetet, kompanitë, bizneset dhe profesuonistët tuaj në marrin pjesë në këtë proces. Ju mund të jeni njerëzit që zgjedhin të mbrojnë lirinë dhe që i japin fund tiranisë."

Zelenski sugjeroi që cdo kryebashkiak të marrë në patronazh një qytet, industri apo rajon që është shkatrruar nga sulmet ruse.

"Rindërtojini ato me teknologjinë më të fundit. Ky mund të jetë projekti më i madh ekonomik i kohës sonë, që do të forcojë Ukrainën  si dhe çdo vend e kompani që do të marr pjesë në rindërtimin pasluftës," tha ai në fjalimin e tij.