Të shtëna me armë zjarri jashtë një lokali nate, plagosen tre persona

Të paktën tre persona janë qëlluar me armë zjarri jashtë një parkingu të një lokali nate në Hjuston.

Policia bën me dije se  personi qëlloi nga një kamion.

Mësohet se një grua dhe dy burra u transportuan nga vendi i ngjarjes në Bulevardin Cullen në anën jugore të qytetit pas të shtënave.

Sipas policisë, gruaja  ishte në gjendje kritike, ndërsa dy burrat ishin në gjendje të qëndrueshme.

Viktimat ishin të moshave nga 32 deri në 50 vjeç, tha policia.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit, sakaq kamioni tip U-Haul nuk është gjetur.

Nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.