Çminohen disa zona në Ukrainë, ushtria heq 127 mijë pajisje shpërthyese

Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës kanë hequr 127 mijë pajisje shpërthyese kryesisht nga zonat urbane të Kievit, Chernihiv, Sumy dhe Zhytomyr.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Tërheqja e forcave ruse në këto zona ka lënë hapsirë për operacionet e pastrimit të lëndëve shpërthyese," tha në një raport Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.    

Programi synon të rrisë këtë kapacitetin me 80 ekipe të tjera, duke bashkëpunuar dhe me organizatat ndërkombëtare që operojnë me njësitë shtetërore në Ukrainë.